Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës njofton besimtarët se pas thirrjes për tubimin e mjeteve financiare kushtuar familjeve të prekura nga tërmeti në Republikën e Shqipërisë, sot pas namazit të xhumasë, me sukses përfundoi aksioni për ndihmë vëllezërve të prekur nga tërmeti në Shqipëri, që u zhvillua nëpër të gjitha xhamitë e Kosovës. Me këtë rast, kryetari i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava ka falënderuar Këshillat e BI-së së Kosovës, imamët, xhematin dhe të gjithë qytetarët në përgjithësi që shprehën zemërgjerësinë e tyre me mjetet e grumbulluara. Po ashtu, edhe hytbeja e xhumasë, i është kushtuar solidaritetit dhe ndihmës ndaj njëri-tjetrit në raste vështirësish dhe fatkeqësish.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…