Njoftojmë besimtarët dhe opinionin e gjerë se sonte në mbrëmje do të arrijë në Kosovë grupi i parë i haxhilerëve, të cilët këtë vit kryen haxhin në vendet e shenjta.

Në grupin e parë do të vijnë haxhilerët nga Rahoveci, Shtimja, Skenderaj, Drenasi, Klina, Peja, Deçani, Istogu dhe Malisheva.

Lusim Zotin që haxhilerëve t’ua ketë pranuar haxhin dhe të kthehen shëndosh e mirë në familjet e tyre!

Për detaje të tjera, familjarët e interesuar, mund t’i kontaktojnë personat përgjegjës pranë Këshillave të Bashkësisë Islame të qytetit përkatës.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Filloi shpërndarja e mishit të kurbanit

Prishtinë, më 29 qershor 2024 Organizimi për therjen e kurbaneve nga Bashkësia Islame e Ko…