Prishtinë, 22 maj 2019
Këto ditë ka arritur shuma në vlerë prej 293.830 eurosh, e vlefshme për përfundimin e projektit të qendrës vakëfnore në Këshillin e Bashkësisë Islame të Drenasit. Shuma në fjalë është donacion nga qeveria e shtetit të Kuvajtit dhe është siguruar falë bashkëpunimit shumë të ngushtë që është ndërtuar ndërmjet Bashkësisë Islame të Kosovës dhe ambasadës së Kuvajtit në Tiranë.
Me këtë rast, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava u shpreh falënderues për ambasadën, për autoritetet e shtetit të Kuvajtit dhe për Emirin e Kuvajtit Sabah Al Ahmed al Xhabir Alsabahun duke e lutur Zotin që t’i shpërblejë për dhurimin e tyre për këtë projekt dhe për projektet e tjera tashmë të realizuara.