Prishtinë, 19 korrik 2021
Shoqata Humanitare “Bereqeti” dega në Prishtinë, për nder të festës së Kurban-Bajramit ka gëzuar mbi 200 fëmijë me dhurata.
Një ditë para kësaj feste, fëmijët të cilët u bënë pjesë e kursit veror dhe fëmijët në disa çerdhe pranuan dhurata në prag të kësaj feste.
Zëvendëskryeimami i Këshillit të BIS-së në Prishtinë, Idriz Gjigolli, tha se festa e Bajramit është veçantë për fëmijë, andaj me këto dhurata simbolike po synohet t’u zbukurohet edhe më shumë kjo festë.
Në anën tjetër, koordinatori i “Bereqetit” në Prishtinë thotë se është në ndjenjë e veçantë kur sheh gëzimin në fytyrat e fëmijëve.
Ndryshe, besimtarët mysliman nesër festojnë Kurban-Bajramin. Besimtarët përmes therjes së kurbanit dëshmojnë gatishmërinë për sakrificë të tyre ndaj Krijuesit, por edhe tregojnë anën tjetër humanitare me shoqërinë tonë.