Prishtinë, më 29 mars 2022
Në kuadër të Masës 3.4 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, Shoqata Humanitare “Bereqeti” ka përfituar nga Qeveria e Kosovës 7900 pako ushqimore, për t’iu dalë në ndihmë familjeve në nevojë në shumë komuna të Kosovës.
Shoqata Humanitare “Bereqeti” do të fillojë me shpërndarjen e këtyre pakove ushqimore qysh nesër, në mënyrë që këto pako të arrijnë në familjet nevojtare në prag të festës së Fitër-Bajramit.