Sekretari i përgjithshëm i BIRK-ut inspektoi punimet në objektin e Këshillit të Kamenicës Prishtinë, 25 shtator Sekretari i përgjithshëm i BIRK-ut, Ahmet ef. Sadriu, i shoqëruar nga zv. sekretari i Kryesisë, Rexhep ef. Luma, inspektuan punimet në objektin e Këshillit të Bashkësisë Islame të Kamenicës për të bërë pranimin teknik të objektit. Ata fillimisht u pritën nga kryetari i KBI-së së Kamenicës Bejtullah ef.Hashani. Sekretari Sadriu pa nga afër punimet që janë zhvilluar në këtë objekt, si dhe u njoh nga përgjegjësit me ecurinë dhe mbarëvajtjen e punimeve. “Ne, si komision i caktuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, jemi sot këtu për të inspektuar punimet në objektin e Këshillit të Bashkësisë Islame të Kamenicës dhe sot po e bëjmë pranimin teknik të objektit që do të vendosen në të zyret e KBI-së së Kamenicës”, – theksoi sekretari i përgjithshëm i BIRK-ut, Ahmet ef. Sadriu. Hapja e objektit do të bëhet shumë shpejt.