Prishtinë, 25 shtator
Sekretari i përgjithshëm i BIRK-ut, Ahmet ef. Sadriu, i shoqëruar nga zv. sekretari i Kryesisë, Rexhep
 ef. Luma, inspektuan punimet në objektin e Këshillit të Bashkësisë Islame të Kamenicës për të bërë pranimin teknik të objektit. Ata
 fillimisht u pritën nga  kryetari i KBI-së së Kamenicës Bejtullah ef.Hashani.
Sekretari
 Sadriu pa nga afër punimet që janë zhvilluar në këtë objekt, si dhe u 
njoh nga përgjegjësit me ecurinë
 dhe mbarëvajtjen e punimeve. “Ne, si komision i caktuar nga Kryesia e 
Bashkësisë Islame të Kosovës, jemi sot këtu për të inspektuar punimet në
 objektin e Këshillit të Bashkësisë Islame të Kamenicës dhe sot po e 
bëjmë pranimin teknik të objektit që do të vendosen
 në të  zyret e KBI-së së Kamenicës”, – theksoi sekretari i përgjithshëm i BIRK-ut, Ahmet ef.
 Sadriu. Hapja e objektit do të bëhet shumë shpejt.
            