Prishtinë, 13 shtator 2013

Myftiu Tërnava priti Kolonel Safet Syla – drejtor  i zyrës për trashëgimi të TMK pranë Ministrisë së Punës dhe mirëqenies sociale.
Kolonel Safet Syla falënderoi  Myftiun për pritjen e ngrohtë dhe kontributin që ka dhënë BIK para, gjatë dhe pasluftës për Kosovë, e posaçërisht për UÇK-në.

BIK ka dhënë kontribut të çmuar dhe historia do mbaj mend dhe do shkruaj me shkronja ari në analet e saj kontributin që ka dhënë BIK gjatë gjithë historisë më të re të Kosovës.” -tha Kolonel Syla. Ai, po ashtu, e  njohu  Myftiun me punën e zyrës së tij në rehabilitimin dhe punësimin e ish- pjesëtarëve të UÇK-së dhe TMK-së.
Ndërsa, Myftiu Tërnava tha se lufta për liri është e shenjët dhe ne tani po shijojmë pavarësinë fal gjakut të njomë të bijve më të mirë, dëshmorëve që ranë për lirinë e vendit tonë.
BIK ka pasur shumë pjesëtarë në luftë prej të cilëve  afër 40 ka rënë shehid nga radhët e imamëve.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U vu gurthemeli i xhamisë së re në fshatin Shkabaj të Obiliqit

Prishtinë, më 22 nëntor 2024 Me këndim të tekbireve, sot, pas namazit të xhumasë, u vu gur…