SADEKALTUL-FITRIN DHE ZEQATIN – JEPNI VETËM NË FONDIN PËR MBAJTJEN E MEDRESEVE DHE FAKULTETIT TË STUDIMEVE ISLAME

Besimtarë të nderuar!

Detyra jonë e domosdoshme është ngritja dhe zhvillimi i arsimit dhe jetës fetare. Kjo mund të bëhet vetëm duke i ndihmuar nxënësit e Medresesë “Alauddin” në Prishtinë dhe të paraleleve të saj në Prizren e në Gjilan, si dhe studentët e Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë. Andaj kërkojmë prej jush që Zeqatin dhe Sadekaltul-Fitrni t’i jepni në fondin për mbajtjen e tyre. Këtë mund të bëni përmes Këshillave të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe xhamive përkatëse. Sadekatul-Fitri është më së miri të jepet nga Nata e madhe e Kadrit, e deri në mbrëmjen e Natës së Bajramit.

Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Listat e pagesave për projektin “Kurbani 2024” në Bashkësinë Islame të Kosovës

Bashkësisë Islame e Kosovës njofton të gjithë besimtarët se ka përfunduar me sukses për kë…