Prishtinë, 16 maj 2014
E ARDHMJA E JONË E AFËRT ËSHTË INTEGRIMI NË BE
Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava ka pritur sot në selinë e Kryesisë së BIK një grup të rinjsh nga 9 vende të BE që po ndjekin në Prishtinë   trajnimin “Ne Besojmë në Unitet së Bashku!”, të organizuar nga organizata  joqeveritare “Ligo Lex legis”.
Pasi u dëshiroj mirëseardhje në Kryesinë e BIK, Myftiu Tërnava, tha se është i nderur që sot takon të rinjtë  nga vendet e ndryshme të Evropës. “Prania e juaj në BIK për ne është e një rëndësie të veçantë, ngase ju keni rastin që të njiheni nga afër me mënyrën e funksionimit të BIK dhe ne kemi rast që të dëgjojmë vizionin tuaj”.

Me ka lënë mbresë motoja e juaj, mirëpo duhet ta keni parasysh që ne jemi të urdhëruar nga Zoti që të jetojmë së bashku. Ne si popull mund të merremi model për kultivimin e paqes e mirëbesimit ndërfetar, histori  te populli ynë nuk ka shënuar probleme e konfliktet me motive fetare, u shpreh myftiu Tërnava
Më tutje, myftiu tha se  feja islame mëson e thërret për  paqen, tolerancën,  respektin e mirëkuptimin.  Feja islame s’ka të bëjë asgjë me dhunën, mosdurimin e intolerancën.
Ndërsa, duke folur për kontributin për angazhimin e BIK, Myftiu, tha: “Bashkësia Islame e Kosovës në vazhdimësi ka kontribuar në kultivimin e paqes e tolerancës ndërfetare e ndërnaocionale . Ne, si bashkësi kemi marrëdhënie të shkëlqyera me Kishën Katolike, kurse marrëdhënie relativisht të mira edhe me Kishën Ortodokse” .
Në fund të bashkëbisedimit me të rinjtë nga vendet e BE dhe rajonit Myfti, tha: “Kosova është pjesë e Evropës, kosovarët si popull janë të orientuar për BE, e ardhmja e jonë e afërt është integrimi në BE”.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…