Prishtinë, më 20 nëntor 2023

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti në takim kryetarin e Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut, Reisul Ulema, Shaqir ef. Fetain.

Kjo vizitë nga delegacioni i lartë i Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së erdhi pas marrjes së mandatit të ri të Myftiut Naim ef. Tërnava.

Me këtë rast, Reisul Ulema, Shaqir ef. Fetai, e uroi për mandatin e ri, duke i dëshiruar suksese në përmbushjen e misionit dhe detyrave.
“Në emër të Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emër të të gjithë besimtarëve tanë, jemi këtu për ta uruar marrjen e mandatit të ri, kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim ef. Tërnava. Ne kemi pasur dhe do të vazhdojmë të kemi një bashkëpunim të shkëlqyer. Dhashë Zoti që këtij t’i falë sukses edhe në mandatin e ri, për shkak se ky është rezultat i punës së deritanishme”, ka thënë ai.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, e falënderoi për urimet dhe për vizitën në selinë e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës.

Në këtë takim diskutuan për nevojat e bashkëpunimit dhe fushat ku duhet të punojnë së bashku.

“Ne këtu jemi si dy bashkësi fetare, por në kuptim të fjalës jemi një, për shkak se kemi në qëllim të përbashkët, të ruajmë dhe të kultivojmë jetën fetare islame shqiptare. Ne së bashku me bashkësitë e tjera fetare, atë të Shqipërisë dhe të Malit të Zi, kemi përgjegjësinë e ruajtjes dhe kultivimit të Islamit të mirëfillt”, tha ndër tjera Myftiu Tërnava.

Në këtë takim, Reisul Ulema, Shaqir ef. Fetai dhe Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, diskutuan edhe për problemet e përbashkëta të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Vëmendje të veçantë i kushtuan migrimit të të rinjve, të cilët po braktisin vendin.

Shfaq më shumë në Aktuale

Shfleto

U inaugurua selia qendrore e Shoqatës Humanitare Bamirëse “Bereqeti”

Prishtinë, më 20 nëntor 2024 Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” ka inauguruar sot seli…