Prishtinë, 07 nëntor 2018
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava priti në takim Reisul Ulemanë e Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, Haxhi Sulejman Rexhepin.
Reisul Ulemaja uroi në emrin e tij personal, si dhe në emrin e Risajetit të BFI-së, Myftiun Tërnava për zgjedhjen edhe për një mandat në krye të Bashkësisë Islame të Kosovës, duke lutur Zotin e Madhëruar që t’i japë shëndet dhe punë të suksesshme në udhëheqjen e BIRK-ut.
Ai shprehu bindjen se bashkëpunimi vëllazëror dhe konstruktiv ndërmjet dy institucioneve do të vazhdojë edhe më tutje.
Nga ana e tij, Myftiu Tërnava, falënderoi Reisul Ulemanë, Haxhi Sulejman Rexhepin për vizitën dhe urimet, duke shprehur gatishmërinë që institucioni i BIRK-ut dhe ai i BFI-së, do të shtojnë edhe më bashkëpunimin ndërmjet tyre për të mirën e popullit.