Bashkësia Islame e Kosovës dënon ashpër sulmin e djeshëm terrorist në selinë e kompanisë së industrisë turke të hapësirës ajrore në kryeqytetin turk, në Ankara, ku si pasojë vdiqën pesë persona dhe mbetën mbi dhjetëra të plagosur.

Ne si institucion dhe populli ynë mbështesim dhe solidarizohemi me popullin vëlla turk dhe me Qeverinë e Turqisë.

Lusim Zotin që viktimat e këtij akti terrorist t’i mëshirojë dhe të plagosurit të gjejnë shërim sa më të shpejt, ndërsa aktet e tilla të dhunës dhe të terrorit të mos përsëriten askund në botë.

Myftiu i Kosovës,

Naim ef. Tërnava

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim kryetarin e Komunës së Gjilanit, z. Alban Hyseni

Prishtinë, më 24 tetor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërna…