Prishtinë, 19 tetor 2018
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovë, Myftiu Naim Tërnava priti sot në takim ministrin e Zhvillimit Rajonal, z. Rasim Demirin. Myftiu Tërnava falënderoi ministrin Demiri për vizitën dhe theksoi se bashkëpunimi ndërinstitucional mes BIRK-ut dhe Qeverisë së Kosovës është mjaft i mirë, sidomos potencoi bashkëpunimin e mirë që ka me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal. Ai po ashtu theksoi mundësinë e bashkëpunimit të mëtejshëm me këtë Ministri në të mirë të qytetarëve të Kosovës.
Nga ana e tij, ministri i Zhvillimit Rajonal, z. Rasim Demiri falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen, duke shprehur bashkëpunimin e mirë që ka me Myftiun dhe me institucionin e BIRK-ut. Ai nënvizoi se do të angazhohet që të punoi edhe më tutje që qytetarët e vendit të kenë një jetë sa më të mirë dhe që të kemi një vend të qetë dhe me një klimë tolerante, në harmoni mes komuniteteve që jetojë në Kosovë, ashtu siç e ka dëshmuar me shekuj vendi ynë.