Më 12 qershor në akademinë solemne të organizuar nga Komuna e Fushë- Kosovës iu nda çmimi “Qytetar nderi i Komunës së Fushë-Kosovës”, Myftiut të Republikës së Kosovës mr. Naim ef Tërnava. Titulli u dha në nder të 12 qershorit, Ditës së çlirimit të këtij qyteti. Kryetari i Komunës së Fushë- Kosovës, z. Burim Berisha mbi bazën e vlerësimit të shumanshëm të qytetarëve dhe Institucioneve aktuale dhe bazuar në statutin e komunës, i ka propozua delegatëve të kuvendit kandidatin për titullin e “Qytetari i nderit i Komunës së Fushë Kosovës për Vitin 2013”.
Delegatët e kuvendit të komunës më datë 10.06.2013 unanimisht kanë përkrah propozimin e kryetarit Berisha dhe epiteti “Qytetarë nderi për vitin 2013” do t’i takoj mr Naim ef. Tërnavës.
Në mungesë të prezencës së Myftiut i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Libi, këtë çmim e pranoi anëtari i Kryesisë së BIK-së,mr.Ekrem ef.Simnica.
Ky titull tashmë është bë tradicional dhe po dorëzohet për çdo vit me rastin e 12 Qershorit Ditës së Çlirimit të Fushë-Kosovës me qëllimin e mirënjohjes dhe respektit ndaj punës dhe veprës së veçantë të figurave tona më të ndritshme të cilat e meritojnë përjetësinë dhe janë shenja të krenarisë nëpër breza.