Shkup, 22 nëntor 2019
“Për fe dhe atdhe” quhet kompleti i librave që u promovua nga kreu i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut, haxhi Sulejman ef.Rexhepi. Në këtë eveniment kulturor, nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës mori pjesë një delegacion nën udhëheqjen e sekretarit të përgjithshëm Ahmet ef. Sadriu. Në këtë takim u vlerësua lart puna dhe angazhimi i reisit Rexhepi në këtë komplet të librave. Të pranishmit, duke folur për rëndësinë e këtyre librave, thanë se në këto vëllime janë të përfshira një pjesë e kontributeve shkencore, vizioneve dhe angazhimeve mes funksionit të fesë, vendit dhe kombit. Në emër të Kryesisë së BIRK-ut dhe të Myftiut Naim ef. Tërnava, një fjalë rasti mbajti Ahmet ef. Sadriu, i cili përgëzoi Reisin Rexhepi për këtë komplet librash duke e lutur Zotin që kjo vepër të jetë në kuadër të veprave nga të cilat do të përfitojnë lexuesit dhe gjithë dashamirët e librit si dhe që për mundin Zoti ta shpërblejë me xhenet. “Janë të përfshira një pjesë e kontributeve shkencore, vizioneve të tij, angazhimeve dhe qëndrimeve të tij në funksion të fesë, vendit dhe kombit”,- theksoi Sadriu.
.

“Unë do të kthehem në disa ngjarje historike që pastaj të nxjerr guximin dhe frymën në këta libra. Data të shenjta të historisë sonë kombëtare janë Lidhja Shqiptare e Prizrenit, është Organizata e Parë Ushtarako-politike që i artikuloi kërkesat e shqiptarëve në periudhën e shek. 19 dhe u bë Bashkimi i Katër Vilajeteve Shqiptare”,- u shpreh drejtori në ITShKSHM, Skender Hasani.

“Në emër të Fakultetit të Shkencave Islame mund të zgjedh fjalët më miradije, më të mira të asaj që i përshtaten veprimtarisë së kreut të BFI-së jo vetëm këtu, por duke mbrojtur identitetin islam në rajon dhe në përgjithësi”,- u shpreh dekani i Shkencave Islame, Shaban Sulejmani.

Në fund, reisul ulema h. Sulejman ef. Rexhepi falënderoi të gjithë pjesëmarrësit në ngjarjen kulturore duke thënë se “Kam bërë përpjekje të përmbledh në binomin fe dhe atdhe atë që kam shkruar dhe thënë gjatë tri dekadave të kaluara”,- tha kryetari i BFI-së, Sulejman Rexhepi.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Drejtori Simnica priti në takim nënkryetarin e Bashkësisë Kulturore dhe Fetare Shqiptare në Dramen të Norvegjisë, z. Rrustem Seferi

Prishtinë, më 24 prill 2024 Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovë…