Prishtinë, më 25 dhjetor 2023

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim profesorët e ShML “Medreseja Alauddin”, paralelja në Gjilan, të udhëhequr nga koordinatorja e kësaj Medreseje, znj. Merita Boroci.

Znj. Merita Boroci, në emër të profesorëve, uroi Myftiun Tërnava për rizgjedhjen e tij edhe për një mandat në krye të Bashkësisë Islame të Kosovës, duke i dëshiruar suksese dhe mbarësi. Ajo e  falënderoi Myftiun Tërnava për përkrahjen e vazhdueshme që ai ua ka dhënë atyre në çdo fushë dhe projekt që është kërkuar.

Nga ana e tij, Myftiu Tërnava, falënderoi znj. Boroci dhe gjithë profesorët për urimet dhe për angazhimin e tyre të treguar në mësimdhënie. Ai tha se duhet edhe më të punojmë për ta çuar përpara amanetin që kemi marrë mbi supet tona, atë të trasimit të rrugës së drejtë.

Shfaq më shumë në Aktuale

Shfleto

U inaugurua selia qendrore e Shoqatës Humanitare Bamirëse “Bereqeti”

Prishtinë, më 20 nëntor 2024 Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” ka inauguruar sot seli…