Prishtinë, 14 nëntor 2018
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava priti sot për urime një grup të profesoreshave nga medreseja “Alaudin”, paralelja në Prizren.
Profesoreshat e uruan Myftiun Tërnava për mandatin e ri në krye të Bashkësisë Islame të Kosovës, duke i dëshiruar suksese dhe mbarësi.
Myftiu Tërnava kërkoi nga to që edhe më tej të vazhdojnë misionin e tyre fisnik që kanë për mësimin dhe edukimin e brezave të rinj.