Prishtinë, më 12 shtator 2024

Drejtori i Institutit për Mendim Islam, prof.dr. Mehmet Gormez, gjatë vizitës së tij në Bashkësinë Islame të Kosovës, mbajti një ligjeratë para profesorëve të Fakultetit të Studimeve Islame dhe të Medresesë “Alauddin”.

Në fjalën e tij përshëndetëse Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, tha se ndjehet tejet i lumtur që sot në selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës po qëndron një mik i madh i shqiptarëve, i cili ka kontribuar jashtëzakonisht shumë për Kosovën edhe sa ishte në krye të DIJANET-it të Turqisë.

Në ligjëratën e tij, z. Gormez, ndau mendimet dhe qasjen e tij mbi sfidat e sotme të botës islame dhe rolin e dijetarëve fetarë në zhvillimin e metodologjive bashkëkohore të mendimit islam dhe sfidave me të cilat përballen shkencat islame në përgjithësi.

“Qëllimi i Institutit të Mendimit Islam është zhvillimi i mendimit shkencor islam dhe eliminimi i pengesave që vështirsojnë zhvillimin e mendimit në botën islame, në veçanti te përmirësimi i botëkuptimeve të gabuara mbi islamin dhe afrimin e shkencave racionale me ato tradicionale fetare”, tha ndër të tjera z. Gormez.

Shfaq më shumë në Aktuale

Shfleto

U inaugurua selia qendrore e Shoqatës Humanitare Bamirëse “Bereqeti”

Prishtinë, më 20 nëntor 2024 Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” ka inauguruar sot seli…