Pritje me rastin e Fitër-Bajramit Me rastin e Fitër – Bajramit, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, si tradicionalisht, organizoi pritje për urim në selinë e Kryesisë së BI-së së Kosovës nga ora 9:00-12:00, Nga përfaqësuesit e institucioneve erdhën: Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj me kabinetin e tij Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, kryesuar nga Osman Havolli Ambasadori i OSBE-së në Kosovës Jan Breaathu Ambasadorja e Turqisë në Kosovë Kivilcim Kiliç, Ambasadorja e Greqisë në Kosovë Chryssoula Aliferi [srizonfbalbum id=6] Nga partitë politike: Fatmir Limaj, kryetari i “Nisma” për Kosovën Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje! Ferid Agani, kryetar i PD-së Agim Veliu, nënkryetar i LDK-së Shpend Ahmeti nga PSD-ja Qazim Rrahmani, sekretar i përgjithshëm i Partisë së Ashkalive për Integrim Veton Berisha, kryetar i PLE-së Xhemajl Dugolli, drejtor i Institutit Special në Shtime Në vizitë po ashtu ishte edhe një delegacion i madh prej 12 shtetesh të Bashkimit Evropian, kryesuar nga Michael Goring, drejtor i grupit prej Zeit Stiftung-The future of OSCE. Për urim ishin edhe ambasadori i Kosovës në Riad, Rexhep Boja, si dhe shumë qytetarë dhe xhematli, si dhe personalitete të jetës kulturore e fetare të Republikës së Kosovës.