Prishtinë, 11 maj 2021 

Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani-Sadriu, shtroi iftar për përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës, ku mori pjesë edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava. Në këtë iftar ishin të ftuar edhe kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca. 

Me këtë rast Presidentja Osmani ka thënë se përgëzojmë të devotshmit që përgjatë këtyre ditëve patën kurajë ta dëshmojnë sakrificën dhe solidaritetin e tyre, dy vlera njerëzore që na shquajnë ndër breza. Iftari është një darkë përbashkuese, në të cilën ka vend për të gjithë. Sonte bashkë me Prindonin, si dhe me krerët e institucioneve, Kryetarin Konjufca dhe Kryeministrin Kurti, pritëm në iftar krerët e Bashkësisë Islame me besimin e fuqishëm se feja në kontekstin tonë është harmoni, bashkëjetesë, solidaritet, besim dhe vullnet për të mirë. Nesër do të përmbyllet cikli i agjërimit, teksa një ditë më pas do ta urojmë njëri-tjetrin në kremten e Bajramit, me dëshirat më të mira për fat e mbarësi! Me shpresën që Zoti të pranojë lutjet e të gjithë atyre që agjëruan në këtë muaj të shenjtë, uroj që ndjenja e solidaritetit me të gjithë qytetarët tanë të mbizotërojë përgjatë gjithë vitit.  

Ndërkaq, kryeministri Albin Kurti u ka uruar agjërim të pranuar të gjithë agjëruesve, duke shtuar se duke qenë një kohë bamirësie dhe përsiatjeje shpirtërore, Ramazani na rikujton t’i vendosim nevojat e të tjerëve para tonave ndërsa vlerat islame të dhembshurisë̈ dhe bujarisë̈ marrin edhe më shumë kuptim në situatën aktuale me COVID-19” – shtoi kryeministri Kurti.  

Ndërsa, Myftiu Tërnava, e falënderoi presidenten Osmani për shtruimin e këtij iftari dhe ndër të tjera tha: “…sigurisht që ne si Bashkësi Islame e Republikës së Kosovës në vazhdimësi do të jemi gati që të bashkëpunojmë me të gjitha institucionet e vendit tonë që u krijuan me shumë mund dhe sakrificë, për një të ardhme sa më të mirë të shoqërisë sonë, për një prosperitet dhe për forcimin e shtetit”. 

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…