Prishtinë, 13 maj 2018

Në prani të shumë qytetarëve dhe hoxhallarëve të Gjilanit e Anamoravës, në fshatin Nasalë të Gjilanit, u bë përurimi i objektit të xhamisë së re.

Në këtë manifestim, mori pjesë kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava me një pjesë të kabinetit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës. I pranshëm ishte edhe vetë kryetari i Gjilanit z. Lutfi Haziri.

Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim Tërnava, pasi uroi besimtarët për objektin e ri fetar, foli për rëndësinë e ruajtjes dhe kultivimit të fesë islame dhe për rëndësinë që kanë objektet e kultit për besimtarët islamë në tërësi. Ai po ashtu theksoi se xhamia që po përurohej, sikurse xhamitë e tjera, do të rrezatojë paqe, siguri, mësim e edukim për gjeneratat e reja.

Ndërkaq kryetari I BI-së së Gjilanit z. Naim Aliu, në fjalën e tij përshëndetëse, ndër të tjera tha: “Besimtarët e fshatit Nasalë që sot kanë ditë feste me rastin e përurimit të objektit të ri fetar për të cilin kanë pasur nevojë kaherë dhe ja që sot kjo u bë realitet edhe në këtë fshat rrëzë maleve të Karadakut të Gjilanit. Inaugurimi i këtij objekti fetar u bë në vigjilje të muajit të madhërishëm të Ramazanit, andaj unë ju uroj për xhaminë e re si dhe për muajin e madhërishëm të Ramazanit”

Në emër të komunës së Gjilanit foli kryetari Lutfi Haziri me një fjalë rasti.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Prishtina ndriçohet për nder të muajit Ramazan

Prishtinë, më 2 mars 2025 Ashtu siç tanimë është bërë traditë, me rastin e fillimit të mua…