Prishtinë, 1 korrik 2018
Pas një pune të palodhshme 6-mujore të imamëve dhe këshillave vendorë të Bashkësisë Islame për organizimin dhe për mbajtjen e garave ne nivel lokal, edhe këtë vit, ashtu siç është bërë traditë, Departamenti i të Rinjve në bashkëpunim me zyrën e Kryeimamit dhe Departamentin e Gruas, në ambientin e medresesë së mesme “Alauddin” në Prishtinë; organizuan për herë të VIII me radhë garat e njohurive fetare në nivel shtetëror.
Këto gara si zakonisht u hapën me disa ajete kuranore, të cilat për të pranishmit i recitoi nxënësi garues nga Këshilli i Prizrenit Riad Bislimi.
Të pranishmëve iu drejtua drejtori i medresesë Alaudin në Prishtinë Jakup Ҫunaku, i cili i përshëndeti të pranishmit në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe u dëshiroi mirëseardhje, duke u uruar të gjithë garuesve fat dhe suksese në garat e tyre.
Në këtë garë ishin të pranishme 16 ekipe nga 16 këshilla të Bashkësisë Islame : KBI-Prishtinë, KBI-Kaçanik, KBI-Vushtrri, KBI-Gjilan, KBI-Ferizaj, KBI-Prizren, KBI-Rahovec, KBI-Shtime, KBI-Viti, KBI-Malishevë, KBI-Lipjan, KBI-Podujevë, KBI-Mitrovicë, KBI-Preshevë dhe KBI- Istog .
Nxënësit që përfaqësonin ekipet e këshillave përkatës garuan në ekipe të përbëra nga 5 anëtarë. Para jurisë profesionale shfaqën njohuritë e tyre nga këto fusha: Kuran, Fikh, Akaid, Histori Islame dhe interpretim të lirë nga fusha e artit, si monolog, ilahi, kaside, recitale etj. Pas një gare të fortë ndërmjet ekipeve garuese, në finale u kualifikuan tetë ekipe: KBI-Malishevë, KBI-Ferizaj, KBI-Prizren, KBI- Mitrovicë, KBI-Gjilan, KBI-Kaçanik, KBI- Prishtinë dhe KBI – Lipjan. [srizonfbalbum id=7]
Vendi i parë i takoi ekipit të Këshillit të Lipjanit, që përbëhej nga nxënës të hoxhës Refik ef. Bahtiri, vendi i dytë i takoi ekipit të Këshillit të Ferizajt, që përbëhej nga nxënës të hoxhës Mubekir ef. Shaqiri, kurse vendi i tretë i takoi ekipit të Këshillit të Kaçanikut, që përbëhej nga nxënës të hoxhës Mumin ef. Shehu.
Fituesit të garës i takoi çmimi “Haxhi Nderi”, ndërsa imamët dhe nxënësit e vendit të dytë dhe të tretë janë shpërblyer me mjete financiare. Shpërblime u dhanë të gjithë pjesëmarrësve të tjerë. Po ashtu duhet theksuar se Kryesia e BIK-ut u dha edhe mirënjohje dhe certifikata imamëve dhe nxënësve të tri vendeve të para.
-
Myftiu Tërnava priti në takim drejtorin ekzekutiv të Çmimit “Sheikh Hamad” për Përkthim dhe Mirëkuptim Ndërkombëtar, z. Labib Nahhas
Prishtinë, më 5 shkurt 2025 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërna… -
Myftiu Tërnava priti në takim një delegacion të organizatës humanitare kuvajtiane “Rahma International”
Prishtinë, më 31 janar 2025 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërna… -
Këshilli Drejtues i IHSI-së mbajti mbledhjen e rregullt
Prishtinë, më 30 janar 2025 Këshilli Drejtues i Institutit për Hulumtime dhe Studime Islam…
Shfaq më shumë në Lajme
Shfleto
Myftiu Tërnava priti në takim drejtorin ekzekutiv të Çmimit “Sheikh Hamad” për Përkthim dhe Mirëkuptim Ndërkombëtar, z. Labib Nahhas
Prishtinë, më 5 shkurt 2025 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërna…