Prishtinë, 18 shtator 2013

Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tëranva priti sot z Francois Perez- këshilltar për Ballkan në Këshillin Evropian të Liderëve Fetar që funksionon në kuadër të organizatës “Religions for Peace”
Në mesin e të ftuarve në Konferencën mbi Dialogun ndërfetar të mbajtur më 17 shtator 2013 të organizuar nga OSCE, ku morën pjesë të gjithë liderët fetar të vendit, ishte edhe z. Fracois Perez, një personalitet i shquar që kishte shërbyer në Kosovë për disa vjet me radhë.

Myftiu Tërnava falënderoi z. Perez për kontributin e dhënë në Kosovë dhe njohu atë me nivelin e dialogun ndërfetar, ku myftiu në fjalën e tij veçoi: “Fatbardhësisht, Kosova nuk ka probleme të natyrës fetare për çka mund të mburremi. Mirëpo, shqetësim i të gjitha bashkësive fetare është moszgjidhja e pozitës juridike.” -tha Myftiu Tërnava.
z. Francois Perez tha se angazhimi i BIK për kultivimin e tolerancës ndërfetare është një kontribut i madh për Kosovën. z. Perez çmoi lart angazhimin dhe kontributin e Myftiu dhe të BIK për tolerancën, mirëkuptim dhe harmoni ndërfetare.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U inaugurua selia qendrore e Shoqatës Humanitare Bamirëse “Bereqeti”

Prishtinë, më 20 nëntor 2024 Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” ka inauguruar sot seli…