Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava priti sot Mustafa Es-Sakizli- drejtor i përgjithshëm i shoqatës për aftësimin dhe integrimin e ish -luftëtarëve gjatë revolucionit në Libi.

“Populli i Kosovës me vëmendje ka përcjellë ngjarjet e vitit të kaluar në Libi, dhe që nga fillimi ka përkrahur luftëtarët e lirisë. Ne kemi mbështetur rënien e regjimit diktatorial të Gadafit, ndërsa tani mbështesim forcimin e institucioneve të dala nga vullneti i populli libian”- tha Myftiu Tërnava.

Musafta Es-Sakizili, pasi falënderoj Myftiun për pritjen, tha se është në Kosovës për të përfituar nga përvoja e UKÇ-së për transformim, integrim dhe sistematizim të ish ushtarëve. Dëshiroj që të njihemi nga afër më përvojën Tuaj, integrimin dhe sistemimin e ish – luftëtarëve në institucionet publike e shoqërore, nga e cila do të marrim mësimet e duhura. 
“Ne jemi të përkushtuar që në Libi të ndërtojmë një shoqëri demokratike me institucione funksionale e në shërbim të popullit”- tha Es-Sakizili .
Myftiu Tërnava dhe mysafiri nga Libia Mustafa Es-Sakizli u dakorduan që Kosova është një shembull i mirë në fushën e shtetndërtimit.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U inaugurua selia qendrore e Shoqatës Humanitare Bamirëse “Bereqeti”

Prishtinë, më 20 nëntor 2024 Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” ka inauguruar sot seli…