Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, ka përuruar sot Institutin për Hulumtime dhe Studime Islame. Në ambientet e Kryesisë, para shumë personaliteteve dhe mysafirëve, është përuruar themelimi i këtij instituti i cili do të merret me çështjet studimore dhe hulumtuese të fushave të ndryshme të Islamit.
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu, Naim ef. Tërnava, theksoi se për një institut të tillë gjithmonë ka pas nevojë, por që deri më tani ka qenë e pamundur të realizohet, e që sipas tij është njëri ndër projektet më të mëdha të Bashkësisë Islame të Kosovës.
“Themelimi i Institutit për Hulumtime dhe Studime Islame është vazhdimësi e institucioneve arsimore të Bashkësisë Islame të Kosovës, suksesi i të cilave nëpër vite dhe dekada ka bërë të mundur krijimin e kuadrove përgatitjen me potencialin e duhur për të qenë sot bartës dhe realizues të një ndërmarrje të këtij niveli kërkimor shkencor. Instituti për Hulumtime dhe studime islame është projektuar dhe është paraparë që të jetë institucioni më i lartë kërkimor dhe shkencorë në Bashkësinë Islame të Kosovës rreth të cilit do të mblidhen dhe do të japin kontributin e tyre studiues të shumtë të fushave fetar, kulturore, e historike, gjithnjë në shërbim të ndriçimit të së vërtetës fetare dhe kombëtare”, u shpreh Myftiu Naim ef. Tërnava.
Jusuf Zimeri nga Riaseti i Bashkësisë Islame në Maqedoninë e Veriut vlerësoi lartë themelimin e këtij instituti për çka potencoi se në një përurim të tillë, shumë personalitete të larta do të donit që ishin pjesë e këtij përurimi, por që tashmë nuk janë në mesin tonë.
“Ndihem i privilegjuar që sot po marr pjesë në këtë përurim të cilin jam shumë i sigurt se shumë njerëz dashamirës të shkencës, të dijës dhe të islamit, ndoshta edhe kanë kaluar në botën tjetër duke menduar për këtë institut, por ja që fati paska qenë që një ëndërr e dikurshme të shndërrohet sot në realitet”, deklaroi Zimeri gjatë kësaj ceremonie..
Hysen Matoshi, drejtor i Institutit të Albanologjik, potencoi se një institute i tillë, i ka munguar trevave shqiptare.
“Në dijeninë time është instituti i parë i tillë në mbarë hapësirën shqiptare, është lajm i gëzueshëm që Republika e Maqedonisë së Veriut do të ndjekë të njëjtë praktik të Bashkësisë Islame të Kosovës që pastaj të bashkëpunojnë me njëra tjetrën. Instituti Albanologjik i ka kushtuar një interes të veçantë dimensionit shpirtëror e kulturor të shqiptarëve në këtë hapësirë”, tha drejtori i Institutit Albanologjik të Kosovës.
Profesor Fetih ef. Mehdiu, thotë se në këtë vit janë bërë 70 vite që prej se është mësuar feja islame, por që thotë që nga sot falë punës së Myftiut Tërnava, feja Islame edhe do të studiohet.
“Në këtë vit janë bërë 70 vite që mësohet islami në këtë vend, nuk është studiu, por është mësuar feja islame, ajo meritë i ka taku Hfz Bajrim ef. Aganit, e njëjta meritë tash e tutje do t’i takojë Myftiut Naim ef. Tërnava, i cili është i privilegjuar që në këtë ditë të jetë në këtë funksion që aktualisht është”, potencoi profesori Fetih ef. Mehdiu
Në anën tjetër, drejtori i këtij institutit, Sabri ef. Bajgora u shpreh se detyra e re që i është dhënë atij është nder dhe privilegj, por njëkohësisht edhe sfidë e madhe që të avancoi sa më lartë këtë institut.
“Besimi që më është dhënë, përveç se është nderë dhe privilegj, për mua më shumë është një obligim me përgjegjësi, është një amanet i rëndësishëm dhe një mision fisnik, prandaj e them para jush me plotë përgjegjësi që do të angazhohem me tërë potencialin tim në ngritjen e institutit për ta bërë këtë institut të mirëfilltë kërkimor e shkencor”, deklaroi drejtori i Institutit për Hulumtime dhe Studime Islame, Sabri ef. Bajgora.
-
U vu gurthemeli i xhamisë së re në fshatin Shkabaj të Obiliqit
Prishtinë, më 22 nëntor 2024 Me këndim të tekbireve, sot, pas namazit të xhumasë, u vu gur… -
Myftiu Tërnava u prit në takim nga kryetari i Obiliqit, z. Xhafer Gashi
Prishtinë, më 22 nëntor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërn… -
U mbajt Tryezë diskutimi me temën “Roli i fesë në shoqërinë bashkëkohore”
Prishtinë, më 21 nëntor 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame i Deçanit, organizoi të enjten T…
Shfaq më shumë në Lajme
Shfleto
U vu gurthemeli i xhamisë së re në fshatin Shkabaj të Obiliqit
Prishtinë, më 22 nëntor 2024 Me këndim të tekbireve, sot, pas namazit të xhumasë, u vu gur…