Prishtinë, 19 prill 2014
 
Nga: Myftiu, Naim Tërnava
 
Për: Ipeshkvit Zotëri, Dodë Gjergji

TELEGRAMURIMI
 
I nderuari Ipeshkëv, zotëri Dodë Gjergji, me rastin e festës së Pashkëve kam nderin dhe kënaqësinë që në emrin tim personal dhe në emër të bashkëpunëtorëve të mi si dhe në emër të besimtarëve të besimit Islam t’u përcjell Juve personalisht, bashkëpunëtorëve tuaj si dhe të gjithë besimtarëve të besimit katolik urimet e mia më të sinqerta duke u dëshiruar gjithë të mirat e begatitë e Zotit.

Uroj që mesazhet dhe porositë që dalin nga festa e pashkëve të jenën si gjithherë  në funksion të fisnikërimit të popullit tonë dhe gjithë popujve në botë.
 
I nderuari ipeshkv Gjergji!
Festat tona, janë  rast i mirë për të përkujtuar dhe shprehur respektin ndaj Krijuesit, si dhe për të dëshmuar kultivimin e  mirëbesimit, tolerancës e respektit tek ne .
 
Me këtë rast shfrytëzoj rastin që të përgëzojë edhe të gjithë përfaqësuesit ndërkombëtarë, që veprojnë në Kosovë.
 
Në këtë ditë feste, duke ju uruar ju dhe gjithë besimtarëve ju dëshiroj suksese, mbarësi, shëndet, fat e dashuri.
 
Me nderime
Myftiu i Kosovës
Naim Tërnava

Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Listat e pagesave për projektin “Kurbani 2024” në Bashkësinë Islame të Kosovës

Bashkësisë Islame e Kosovës njofton të gjithë besimtarët se ka përfunduar me sukses për kë…