Prishtinë, 26 shkurt 2020

Me ftesë të Kryetarit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim ef. Tërnava, një delegacioni i kryesuar nga dr. Mirza As Saeg, shef i kabinetit të ministrit të Financave të Emirateve të Bashkuara Arabe( EBA) dhe njëherësh edhe anëtar i fondacionit “Al Maktoum”, po viziton Bashkësinë Islame të Kosovës. Në pritje të delegacionit në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” doli Myftiu Tërnava me stafin e tij. Ai i dëshiroi mirëseardhje dhe qëndrim të këndshëm në Kosovë. Myftiu Tërnava pasi i dëshiroi mirëseardhje delegacionit të kryesuar nga dr. Mirza, shprehu falënderim për udhëheqësin dhe për popullin e EBA-së, që i kanë ofruar ndihmë popullit të Kosovës që nga para lufta dhe pas luftës për ngritjen e infrastrukturës së BIRK-ut e veçanërisht falënderoi dr. Mirzanë, i cili ka qenë aktiv drejtpërdrejt në realizimin e këtyre projekteve. Myftiu ka veçuar me falënderim ministrin e Financave të EBA-së, sheikun Hamdan bin Rashed Al Mektum, për përkrahjen e ofruar BIRK-ut për realizimin e projekteve të ndryshme.

Nga ana e tij, dr. Mirza As Saeg, shef i kabinetit të ministrit të Financave të Emirateve të Bashkuara Arabe( EBA) dhe njëherësh anëtar  i fondacionit “Al Maktoum”, në emër të delegacionit, falënderoi Myftiun Tërnava për mikpritjen duke konfirmuar qëndrimin zyrtar të EBA-së dhe për vazhdimësinë e përkrahjes së Kosovës, si dhe cilësoi marrëdhëniet mes dy vendeve si të shkëlqyeshme.

Gjatë ditës delegacioni nga EBA-ja do të udhëtojnë për në Kamenicë, ku në mënyrë solemne do të bëhet përurimi i projektit –ndërtesës së Këshillit të BI-së së Kamenicës, kurse pas kësaj do të shkojnë në Kaçanik, ku do të përurojnë objektin e ndërtuar për nevoja të KBI-së së Kaçanikut dhe të qytetarëve.

Nesër delegacioni qëndrojnë në Kryesinë e BIRK-ut, pastaj do të vizitojnë Malishevën, Rahovecin, Pejën dhe më pas do të shkojnë te varrezat e Familjes Jashari, për të kujtuar dhe nderuar sakrificën e saj të madhe për liri dhe pavarësi. 

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…