Presidenti Nishani shtron darkë me liderët myslimanë të Ballkanit

Presidenti i Republikës, z. Bujar Nishani shtroi një darkë për drejtuesit e bashkësive islame të Ballkanit, në kuadër të konferencës së 6-të të zhvilluar në Tiranë. Në fjalën e tij, kreu i shtetit vlerësoi rolin e Komunitetit Mysliman ndër vite teksa u shpreh: “Komuniteti Mysliman ndër vite ka qenë promotor i zhvillimit dhe përparimit të shoqërisë në aspektin e edukimit fetar, moral e shpirtëror të shoqërisë, por edhe në atë atdhetar.”

Z. Nishani u ndal edhe në tolerancën fetare të shqiptarëve, vlerë të cilën, sipas tij, myslimanët kanë ditur ta ruajnë dhe ta kultivojnë ndër breza. Presidenti i Republikës vlerësoi gjithashtu krerët e komuniteteve islame të rajonit, që zgjodhën Shqipërinë për zhvillimin e kësaj konference, duke pasur si qëllim promovimin e vlerave që Islami i ka, i mishëron dhe i përcjell për të tjerët. Presidenti Nishani uroi kreun e KMSH-së H. Selim Muça dhe nëpërmjet tij të gjithë myslimanët shqiptarë për fillimin e punimeve të xhamisë së madhe të Tiranës për të cilën ai u shpreh se ata kanë vite që e meritojnë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e BIRK-ut shqyrtoi rrethanat lehtësuese lidhur me pandeminë COVID-19

Prishtinë, 29 shtator 2020 Në mbledhjen e fundit Kryesia e  Bashkësisë Islame të Republikë…