Niset grupi i radhës për kryerjen e Umres Prishtinë, 12 shkurt 2019 Nën organizimin e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, sot, është nisur grupi i radhës për kryerjen e Umres. Gjatë qëndrimit dhjetë ditorë të tyre, ata do të kenë mundësi t’i vizitojnë vendet e shenjta dhe historike të qytetit të Mekës dhe të Medinës. Këtij grupi do t’i prijë z. Fitim Gashi, nga Drejtoria e Haxhit.