Sot, më 13.07.2018, ditë e premte, me urdhrin e kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim Tërnava, në të gjitha xhamitë e Kosovës është mbajtur hytbe e njëjtë, e cila i është kushtuar kujdesit që duhet të kemi në trafik.

Kjo veprimtari e Bashkësisë Islame të Kosovës është ndërmarrë në mbështetje të fushatës së përgjithshme për kujdesin në trafik.

Në mesazhin e hytbesë së kësaj të premteje, që ishte unik për të gjitha xhamitë, u është rikujtuar qytetarëve se ky vit nga organet shtetërore është shpallur si vit i shtimit të kujdesit në trafik dhe u janë theksuar e shpjeguar argumentet fetare pse jemi të obliguar edhe fetarisht të përfillim rregullat e trafikut dhe që të tregojmë kujdes të shtuar.

 

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…