Prishtinë, më 8 prill 2024
Përfundimi i muajit Ramazan, e gjeti Skenderajn edhe me gurthemelin e një xhamie të re.
Ky qytet që kishte nevojë të kamotshme për ndërtimin e një xhamie tjetër, sot, më në fund filloi të realizohet kërkesa e besimtarëve të Skenderajt.
Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava tha se po ndjehet jashtëzakonisht mirë me ndërtimin e xhamive, por se duhet kujtuar çdoherë ata që na sollën lirinë.
Komuna e Skenderajt kishte nevojë të jashtëzakonshme për ndërtimin e një xhamie të re në qytet.
Kjo xhami po ndërtohet me financim nga “Syla Grup”, për çka u shprehën të gëzuar që më në fund po realizohet kjo dëshirë.