Prishtinë, më 10 mars 2023

Këshilli i Bashkësisë Islame të Vitisë ka organizuar sot ceremoninë e vënies së gurthemelit të xhamisë në fshatin Fshati i Ri. Në këtë ceremoni morën pjesë banorët e fshatit, imamët e Këshillit të BI-së së Vitisë, si dhe përfaqësuesit institucional të Komunës së Vitisë, në krye me zv.kryetarin e Komunës dhe me përfaqësuesin e Kuvendit Komunal.

Në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, në këtë ceremoni mori pjesë kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, i cili uroi banorët e Fshatit të Ri për xhaminë e re, duke falënderuar kështu donatorin, z. Ajet Doberjanca me djemtë e tij, të cilët kanë marrë përsipër të gjithë ndërtimin e xhamisë në vendlindjen e tyre.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…