Prishtinë, 13 dhjetor 2018
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, mbrëmë është zgjedhur në mesin e 20 personaliteteve për t’u falur në brendësinë e Qabesë. Ai u përzgjodh në mesin e 1200 personaliteteve nga 127 shtete, të cilat po marrin pjesë në Konferencën e Ligës Botërore Islame. Kjo është hera e parë një myfti nga Kosova falet në brendësinë e Qabesë.
Myftiu Tërnava po qëndron në Meke me një pjesë të kabinetit të tij, të cilët po marrin pjesë në konferencën islame globale të organizuar nga RABITA me temën “Uniteti islam – rreziqet e etiketimit dhe përjashtimit”.