Prishtinë, më 7 prill 2022

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, sot gjatë ditës ka vizituar Zyrën Qendrore të Qatar Charity në Doha të Katarit.

Myftiu Tërnava u prit në takim nga asistenti i CEO-së për sektorin e operacioneve dhe programeve ndërkombëtare në Qatar Charity, z. Nawaf al-Hammadi.

Myftiu e falënderoi nikoqirin për përkrahjen dhe kontributin e ofruar nga shteti i Katarit për Kosovën në përgjithësi, si dhe për ndihmën që ka ofruar Shoqata e Katarit, e cila vepron në Kosovë që nga pas lufta.

Nga ana e tij, z. Al-Hammadi, e falënderoi Myftiun për vizitën, duke shprehur kështu gatishmërinë e bashkëpunimit me Bashkësinë Islame të Kosovës.

Në fund të takimit, të dyja palët u pajtuan që të vazhdojnë bashkëpunimin ndërmjet tyre në fusha të ndryshme, në interes të qytetarëve të Kosovës.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Prishtina ndriçohet për nder të muajit Ramazan

Prishtinë, më 2 mars 2025 Ashtu siç tanimë është bërë traditë, me rastin e fillimit të mua…