Prishtinë, 27 nëntor 2018

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava mori pjesë në akademinë solemne me rastin e zbulimit të pikturës së restauruar të heroit Gjergj Kastriotit, në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut, e cila u mbajt në Katedralen “Zoja Ndihmëtare” në Prizren. Në këtë akademi solemne morën pjesë edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, udhëheqës fetarë, përfaqësues institucionalë, përfaqësues të KFOR-it, si dhe shumë qytetarë të Prizrenit.

Prezenca e Myftiut Tërnava në këtë eveniment kulturor u përshëndet dhe u çmua shumë nga kryeministri Haradinaj dhe ipeshkvi Dodë Gjergji.

Kryeministri Haradinaj në fjalën e tij veç tjerash tha se shqiptarët janë populli më i vjetër në kontinentin tonë, me vlerat më të shquara dhe më të mira. “Ne nderuam vetën dhe të gjithë ata me të cilët ndamë kontinentin tonë. Shpreh respekt për të gjithë udhëheqësit fetarë pa dallime. Shqiptarë kemi qenë, jemi e do të mbetemi gjithnjë”, tha ndër të tjerash kryeministri Haradinaj.

Para të pranishmëve me nga një fjalë rasti janë paraqitur edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Kujtim Shala, kryetari i Komunës së Prizrenit, z. Mytaher Haskuka dhe përfaqësuesit e tjerë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Filloi viti i ri akademik në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë

Prishtinë, më 2 tetor 2024 Sot, me një ceremoni solemne ka filluar viti i ri akademik në F…