02 dhjetor 2019
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga një pjesë e kabinetit të tij, sot qëndroi për ngushëllime në familjen Abazi në fshatin Livoq të Gjilanit, e cila humbi dy djemtë e saj në tërmetin e 26 nëntorit në Durrës të Shqipërisë.
Myftiu Tërnava ngushëlloi nga afër familjen Abazi, si dhe u premtoi atyre kujdes, ndihmë dhe përkrahje nga Bashkësia Islame e Kosovës.
Me këtë rast Myftiu Tërnava në emër të Kryesisë së BIK-ut u premtoi 5000 euro ndihmë financiare.