Të enjten, me datë 02.08.2018, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava me një pjesë të stafit të tij vizitoi Komunitetin Mysliman të Shqipërisë. Këta u pritën në takim nga kryetari i këtij Komuniteti, Haxhi Skënder Bruçaj.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Tërnava vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë dhe theksoi nevojën e zgjerimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme ndërmjet dy institucioneve.

Nga ana e tij, kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Haxhi Skënder Bruçaj falënderoi Myftiun Tërnava për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet dy institucioneve dhe ndihmën e vazhdueshme që Bashkësia Islame e Kosovës ka dhënë për myftinitë e ndryshme të Shqipërisë, si për atë të Kukësit, Pukës etj.

Më tej, Myftiu Tërnava i dorëzoi kryetarit të KMSH-së dokument dëshminë mbi transaksionin e vlerës prej 52.000 eurosh, të mbledhura nga besimtarët e Republikës së Kosovës si kontribut për restaurimin e Xhamisë së Gjin Aleksit në Delvinë. Restaurimin e kësaj xhamie po e kryen Komuniteti Mysliman i Shqipërisë. Këto fonde do të përdoren në fazën e dytë të restaurimit të brendshëm të xhamisë së lartpërmendur.

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Skender Bruçaj i shprehu mirënjohjen e tij dhe të institucionit që ai drejton kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, si dhe gjithë besimtarëve të Kosovës që me kontributin e tyre po e forcojnë edhe më shumë vëllazërinë e shqiptarëve në të dy anët e kufirit.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U inaugurua selia qendrore e Shoqatës Humanitare Bamirëse “Bereqeti”

Prishtinë, më 20 nëntor 2024 Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” ka inauguruar sot seli…