Prishtinë, 5 qershor 2018

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava qëndroi në Gjakovë, ku vizitoi fabrikën “Comodita home”, në të cilën u prit nga stafi i saj në krye me drejtorin gjeneral Ismet Bojku, i cili e njohu Myftiun Tërnava me prodhimet e kësaj ndërrmarrjeje.

Nga ana e tij, Myftiu Tërnava falënderoi nikoqirin për pritje, e përgëzoi për punën dhe çmoi angazhimin e kësaj kompanie që po i jep një imazh të mirë Kosovës dhe që ka punësuar shumë njerëz që mbajnë familjet e veta. I inkurajoi të vazhdojnë me prodhim, kështu ndihmohet edhe ekonomia e Kosovës. Ai po ashtu tha se besimtarit të mirë, biznesmenit e tregtarit të mirë ua shohin hairin (hajrin) familja dhe vendi; i pasuri i ndihmon të varfërit, sepse është i motivuar nga feja dhe lutet që Zoti t’i ndihmojë në këtë veprimtari.

Nga ana e tij, drejtori gjeneral i kësaj kompanie Ismet Bojku falënderoi Myftiun për vizitën dhe tha se “Comodita Home” është distributor ekskluziv për brendet e njohura ndërkombëtare, si: Pierre Cardin dhe Taç, nga të cilat mund të gjeni: çarçafë, jastëkë, jorganë dhe është prodhuesi më i madh i dyshekëve në Kosovë dhe rajon.

Brendet kryesore që e karakterizonë kompaninë janë: Comodita Line, Comodita Kitchen, Comodita Aksesorie, si dhe në dyqanet e tyre mund të gjenden produktet e shumë brendeve të mirënjohura, siç janë: TAC, Pierre Cardin, Scandinavia e shumë brende të tjera.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…