Prishtinë, më 12 janar 2023

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, vizitoi sot Këshillin e Bashkësisë Islame të Vitisë, në të cilin u prit nga kryetari i këtij Këshilli, Husamedin ef. Hoxha.

Myftiu Tërnava falënderoi kryetarin dhe nëpunësit fetarë për kontributin dhe përkushtimin e tyre dhënë për mbarëvajtjen e jetës fetare në Viti. Ai premtoi përkrahjen e vazhdueshme të Kryesisë dhënë për këshillat e BI-së në tërë Kosovën.

Kryetari Hoxha e falënderoi Myftiun Tërnava për vizitën dhe për përkrahjen e vazhdueshme dhënë për Këshillin e Vitisë.

Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për arritjet dhe sfidat me të cilat ballafaqohet ky Këshill, si dhe për tema të tjera me rëndësi për Këshillin e Vitisë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Hytbe me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Prishtinë, më 14 shkurt 2025 Me rastin e përvjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës…