Prishtinë, 22 janar 2019

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga një pjesë e kabinetit të tij, sot vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame të Istogut, në të cilin u prit nga kryetari i këtij Këshilli z. Avni Gashi. Myftiu Tërnava gjatë kësaj vizite zhvilloi një takim me imamët e Këshillit të BI-së, të Istogut, të cilëve iu bëri thirrje për bashkëpunim dhe unitet të ndërsjellë, duke i ofruar kështu xhematit një Islam siç porosit Kurani dhe Suneti i Pejgamberit a.s.

Ai gjithashtu porositi imamët që edhe më të japin kontribut në të mirë të Islamit dhe të vendit. Në këtë takim mori pjesë gjithashtu edhe anëtari i Kryesisë së Bashkësisë Islame, z. Musli Arifi.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…