Prishtinë, më 2 maj 2022
Për nder të festës së Fitër-Bajramit, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, me bashkëpuntorë sot vizitoi familjen Jashari në Prekaz, në të cilën u mirëprit nga baci Rifat Jashari.
Me këtë rast Myftiu e falënderoi bacin Rifat dhe familjen Jashari për pritjen dhe respektin dhe njëherësh ua uroi festën e Fitër-Bajramit, duke lutur Zotin që familjen Jashari ta shpërblejë për sakrificën e pashembulltë që kanë bërë për Kosovën dhe që t’i shpërblejë në dy botët me të mirat e Tij.
Në emër të familjes Jashari, baci Rifat, e falenderoi Myftiun Tërnava për vizitën dhe çmoi kontributin e BIK-ut dhe Myftiut Tërnava që kanë dhënë dhe po japin në të mirë të vendit si në aspektin fetar ashtu edhe në atë kombëtar.
Më pas delegacioni nga Kryesia vizitoi varrezat e familjes Jashari, ku edhe kënduan nga një El-Fatiha.