Prishtinë, më 25 tetor 2022

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, gjatë vizitës  zyrtare në Ankara të Turqisë, bashkë me bashkëpunëtorët e tij sot ka zhvilluar një takim në Drejtorinë e Përgjithshme të Vakëfeve të Turqisë – VGM, gjegjësisht me drejtorin e përgjithshëm z.Burhan Ersoy, i cili shoqërohej me zv. drejtorin Cem Aslanbay dhe shefat e sektorëve të tjerë. 

Myftiu Tërnava falënderoi z.Ersoy për  bashkëpunimin e frytshëm ndërmjet Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Drejtorisë së Vakëfeve-VGM në shumë fusha të rëndësishme, e sidomos në fushën e restaurimeve të trashëgimisë kulturore islame, ku janë realizuar një sërë projektesh të rëndësishme në disa qytete të Kosovës, në fushën e shëndetësisë, ku një numër i madh i pacientëve kosovarë janë trajtuar në spitalin “Bezmialem” në Stamboll që është pjesë e kësaj Drejtorie  dhe fushën humanitare ku Drejtoria e Përgjithshme e Vakfëve të Turqisë ka  dërguar për çdo vit nga 5 mijë pako ushqimore në vigjilje të muajit Ramazan, të cilat Bashkësia Islame e Kosovës ua ka shpërndarë familjeve me gjendje të rëndë sociale. 

Bashkësia Islame e Kosovës është përjetësisht mirënjohëse për kontributin  dhe ndihmën tuaj në këto fusha,  theksoi mes tjerash Myftiu Tërnava.

Drejtori i përgjithshëm z. Burhan Ersoy  falënderoi Myftiun Tërnava për vizitën dhe për bashkëpunimin me Drejtorinë e Vakëfeve-VGM dhe theksoi se falë këtij bashkëpunimi në një kohë të shkurtë kemi realizuar një sërë projektesh madhore, sidomos në restaurimin e monumenteve kulturore islame, ngritjen e vakëfeve të reja dhe fushën shëndetësore e humanitare.

Z.Burhan Ersoy theksoi përkushtimin e tij dhe të Drejtorisë së Vakëfeve-VGM, që sikur deri tani, por edhe në të ardhmen të bashkëpunojmë ngushtë në realizimin e projekteve të rëndësishme për Kosovën  me Bashkësinë Islame të Kosovës.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava takoi zëvendësministrin për Çështje të Umres së  Arabisë Saudite, dr. Abdulaziz Vezan

Prishtinë, më 14 janar 2025 Në kuadër të takimeve me personalitetet që po marrin pjesë në …