Prishtinë, më 13 maj 2022

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, u prit sot në takim nga sekretari gjeneral i Ligës së Botës Islame RABITA, dr. Muhamed Abdulkerim al-Isa.

Dr. Al-Isa falënderoi Myftiun Tërnava për pjesëmarrje në këtë takim të rëndësishëm global, si përfaqësuesi i vetëm nga bashkësitë islame për Evropën Lindore, duke çmuar kështu edhe kontributin e tij në këtë Forum me fjalën që paraqiti para të pranishmëve. Dr. Al-Isa çmoi lart aktivitetin e Bashkësisë Islame të Kosovës për bashkëjetesën dhe tolerancën të cilën e promovon dhe me të cilën veçohet populli shqiptar.

Nga ana e tij, Myftiu Tërnava, falënderoi nikoqirin për mikpritjen dhe e përgëzoi atë për suksesin e këtij takimi global. Gjithashtu, Myftiu Tërnava, shfrytëzoi rastin që ta njoh dr. Al-Isa me zhvillimet e fundit në Kosovë, si dhe me sfidat e shtetformimit, duke vënë theksin në kërkesën për një angazhim më të madh të Ligës së Botës Islame për njohje të reja të shtetit të Kosovës.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…