Myftiu Tërnava u prit në takim nga kryetari i Skenderajt z. Bekim Jashari

Prishtinë, 15  shkurt 2019

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga një pjesë e kabinetit të tij, sot, qëndroi për vizitë në komunën e Skenderajt, në të cilën u prit nga kryetari i kësaj komune z. Bekim Jashari.

Myftiu Tërnava fillimisht e falënderoi për pritjen, e më pas e përgëzoi atë për punën e tij në komunën e Skenderajt. Ai gjithashtu e falënderoi kryetarin Jashari për bashkëpunimin e thellë dhe kooperimin që e kanë me Këshillin e Bashkësisë Islame të Skenderajt.

Myftiu Tërnava e uroi kryetarin Jashari për përvjetorin e njëmbëdhjetë të Pavarësisë së Kosovës, duke kujtuar sakrificat e gjithë dëshmorëve për këtë ditë, si dhe në veçanti kontributin e familjes Jashari.

Nga ana e tij, kryetari Jashari, e falënderoi Myftiun Tërnava për vizitën, si dhe premtoi thellimin e bashkëpunimit me Bashkësinë Islame të Kosovës.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi”

Njoftojmë kolegët, miqtë dhe opinionin e gjerë se sot, më 23 mars 2023, ndërroi jetë në mo…