Prishtinë, më 11 dhjetor 2024

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, sot qëndroi për vizitë në Ambasadën e Katarit në Tiranë, në të cilën u mirëprit nga ambasadori z. Jabor Ali Hussein al Hawashela al Dosari.

Gjatë këtij takimi u diskutua për mundësitë e intensifikimit të bashkëpunimit ndërmjet Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Ambasadës së Katarit, për çka Myftiu Tërnava u shpreh tejet falënderues për ndihmat dhe bashkëpunimin e deritanishëm që kanë pasur ndërmjet vete dy institucionet. Ai edhe njëherë veçanërisht falënderoi ambasadorin Al Dosari dhe përmes tij shtetin e Katarit për ndërtimin e selisë së re të Shoqatës “Bereqeti”. Myftiu Tërnava e vlerësoi si tejet të rëndësishëm edhe bashkëpunimin e mirë që kanë me Ministrinë e Vakëfeve dhe Çështjeve Fetare të Katarit, si dhe me institucionet dhe organizatat relevante të Katarit, siç është edhe “Qatar Charity”.

Ambasadori Al Dosari u shpreh i lumtur me vizitën e Myftiut Tërnava, si dhe shprehu gatishmërinë e tij të plotë për një vazhdimësi të bashkëpunimit.

Shfaq më shumë në Aktuale

Shfleto

Myftiu Tërnava mbajti takim me kryetarët e Këshillave të Bashkësisë Islame të Kosovës

Prishtinë, më 16 dhjetor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tër…