Prishtinë, më 16 mars 2023

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka takuar sot administratën e këshillave të Bashkësisë Islame të Kosovës, kryetarët, kryeimamët, sekretarët dhe arkëtaret. Ai me këtë rast uroi të gjithë për ardhjen e muajit të bekuar Ramazan, duke lutur Zotin që ta presim sa më mirë këtë muaj të bekuar të Kuranit dhe adhurimit e sakrificës. Në këtë takim, Myftiu Tërnava vlerësoi punën, aktivitetin, kontributin dhe angazhimin që janë duke dhënë administrata e këshillave të Bashkësisë Islame të Kosovës, duke shprehur bindjen se bashkëpunimi, koordinimi dhe komunikimi në vijën zyrtare duhet shtohet edhe më në të mirë të avancimit të proceseve dhe në të mirë të këshillave të BI-së.

Ai po ashtu tha se duhet të tregojmë disiplinë edhe më të madhe në punën tonë, në veçanti raportet këshill-imam dhe anasjelltas. Raportet duhet të jenë shumë të mira dhe të gjithë imamët duhet të vizitohen dhe të ndiqet nga afër puna dhe veprimtaria e tyre, në mënyrë që efikasiteti dhe angazhimi të jetë edhe më i madh në të mirë të xhematit ku vepron. Myftiu Tërnava më tutje shprehu falënderime për punën dhe aktivitetin e imamëve që po zhvillojnë në terren, duke lutur Zotin për mirëqenien dhe shëndetin e tyre.  Ai në të njëjtën kohë kërkoi nga të gjithë administrata që gjatë kryerjes së detyrave të tyre, në raportin imam – Këshill – Kryesi, dhe anasjelltas, t’i përmbahen vijës institucionale dhe hierarkike të BIK-ut, pastaj të ketë bashkëpunim ndërmjet imamëve, pra në nivel të duhur, si dhe të bëhet bashkërendimi dhe koordinimi i aktiviteteve fetare.

Më pas, kryeimami i Kosovës, Vedat ef. Sahiti, paraqiti platformën dhe planprogramin që është miratuar nga Kryesia dhe që do të implementohet gjatë muajit të bekuar Ramazan. Edhe drejtori i Veprimtarisë Botuese, Ramadan Shkodra, kërkoi nga administrata që edhe më të fuqizohet veprimtaria në mënyrë që literatura e botuar nga Kryesia e BIK-ut të jetë sa më afër lexuesit dhe besimtarëve tanë, sepse kjo do ta ruante frymën dhe doktrinën tonë institucionale.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim zv/ministrin e Jashtëm të Turqisë, z. Yasin Ekrem Serim

Prishtinë, më 28 mars 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…