Prishtinë, 19 shtator 2019

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef.Tërnava sot priti një delegacion nga Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfeve të Turqisë të prirë nga zv/drejtori gjeneral i kësaj drejtorie z.Rifat Turker.

Me këtë rast, Myftiu Tërnava falënderoi Drejtorinë e Përgjithshme të Vakëfeve të Turqisë për ndihmën që kanë dhënë për ngritjen e infrastrukturës së BIRK-ut, sidomos për restaurimin e monumenteve të trashëgimisë kulturo-historike dhe për ndihmat sociale. Ai po ashtu çmoi kontributin dhe ndihmën e madhe që ka dhënën Republika e Turqisë për popullin e Kosovës, si dhe për ndihmën e ofruar për integrimin e Kosovës në mekanizmat rajonalë dhe ata ndërkombëtarë.

Nga ana e tij, përfaqësuesi i Drejtorisë së Përgjithshme të Vakëfeve të Turqisë falënderoi Myftiun për mikpritje dhe u shpreh se janë të lumtur që po ndihmojnë për zhvillimin infrastrukturor të monumenteve të trashëgimisë kulturore.

Ai çmoi kontributin dhe koordinimin shumë të mirë me Myftiun Tërnava dhe premtoi se kjo ndihmë dhe ky bashkëpunim do të vazhdojnë edhe në të ardhmen në të mirë të popullit të Kosovës.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…