Prishtinë, 12 prill 2019
Kryetari i Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim zëvendëskryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Enver Hoxhajn, i cili shoqërohej nga ish ambasadori i Kosovës në Mbretërinë e Arabisë Saudite dr. Rexhep Boja.
Myftiu Tërnava e njohu mysafirin me punët dhe zhvillimet e Bashkësisë Islame të Kosovës, si dhe me kontributin e BIRK-ut për një mirëqenie me të mirë të qytetarëve të Kosovës.
Nga ana e tij, zv.kryeministri Hoxhaj, falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen dhe për angazhimin e tij dhe të institucionit që ai drejton për të mirën e qytetarëve.
Në këtë takim, Myftiu Tërnava dhe zv.kryeministri Hoxhaj, diskutuan edhe për zhvillimet e fundit dhe për gjendjen në vend.