13 nëntor 2019
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti në takim z. Sabri Akpolat, anëtar i Këshillit të Lartë për Çështje Fetare në Dijanetin e Turqisë, i cili po shoqërohej nga z.Nevzat Sabri Akın, këshilltar për çështje fetare në ambasadën turke. Me këtë rast, Myftiu Tërnava u shprehu mirëseardhje mysafirëve dhe i njohu me aktivitetin dhe organizimin e jetës fetare që bën Kryesia e BIRK-ut në vend. Myftiu Tërnava po ashtu u ndal tek toleranca fetare që kanë komunitetet fetare në Kosovë duek veçuar kontributin e veçantë të BIRK-ut që po jep që në Kosovë që të ketë një ambinet të qetë, ku të gjitha komunitetet fetare të jetojnë në paqe, harmoni, bashkëjetesë dhe me respekt të ndërsjellë. Për këtë, Kosova e ka dëshmuar veten edhe në të kaluarën. Myftiu po ashtu falënderoi popullin dhe qeverinë turke e në veçanti DIJANET-in që po përkrah dhe po mbështet Kosovën në shumë projekte që janë në të mirë të popullit të Kosovës, në veçanti për restaurimin e objekteve fetare-kulturore.
Nga ana e tij, z. Sabri Akpolat-i, anëtar i Këshillit të Lartë për Çështje Fetare në Dijanetin e Turqisë, falënderoi Myftiun Tërnava për mikpritjen dhe çmoi kontributin e Kryesisë së BIRK-ut dhe në veçanti të Myftiut Tërnava, që janë duke dhënë në proceset nëpër të cilat po kalon Kosova, por edhe në kultivimin e mirëkuptimit dhe të tolerancës fetare, për të cilat dallohet shoqëria shqiptare.
Ai po ashtu premtoi se ndihma e DIJANET-it nuk do të mungojë në bashkëpunimin dhe koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta që kanë dy bashkësitë fetare.